Ndërlidhjet

Jahjaga e Daka vlerësojnë procesin zgjedhor


Ilustrim

Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në një kumtesë nga Presidenca thuhet se zonja Daka e ka njoftuar presidenten Jahjaga për procesin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, duke thënë se ai ka shkuar mirë, përveç disa problemeve në veri të Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga, në anën tjetër, ka thënë se KQZ dhe institucionet e tjera e kanë kryer me sukses punën e tyre dhe ka shprehur mbështetjen për angazhim që edhe raundi tjetër i zgjedhjeve, ai i balotazhit në disa komuna, të ketë rrjedhë normale.
XS
SM
MD
LG