Ndërlidhjet

NATO i kërkon Turqisë të heqë dorë nga sistemet raketore kineze


Ilustrim
Ilustrim
NATO i ka bërë thirrje Rusisë që të blejë sisteme të mbrojtjes raketore, të cilat janë në përputhje me sistemet e tjera të Aleancës.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka thënë në muajin shtator se do të blejë sisteme nga firma kineze, CMPIEC, duke anashkaluar sistemet nga kompanitë ruse, amerikane dhe evropiane.

Turqia, megjithatë, ka thënë se marrëveshja nuk është ende finale.

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Philip Breedlove, ka thënë se Turqia duhet ta kuptojë se është e rëndësishme për Aleancën që të ketë sisteme që janë kretësisht të përshtatshme për të.

Firma kineze CPMIEC është nën sanksione amerikane.
XS
SM
MD
LG