Ndërlidhjet

Zarif beson në marrëveshje midis Iranit dhe fuqive botërore


Ashton dhe Zarif

Ashton dhe Zarif

Rrethi i ri i bisedimeve midis Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike, nis sot në Gjenevë.

Zyrtarët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania, Kina dhe Gjermania – do të zhvillojnë dy ditë negociata.

Në prag të bisedimeve, kryenegociatori i Iranit, Javad Zarif, ka thënë se marrëveshja, e cila do t’i jepte fund kontestit midis Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar, është e mundur të arrihet këtë javë, nëse negociatorët bëjnë përpjekje maksimale.

“Nëse secili bën më të mirën e tij, ne do të kemi marrëveshje”, ka thënë Zarif pas një takimi me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Perëndimi dyshon se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike, por akuzat hidhen poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG