Ndërlidhjet

Ukraina diskuton ligjet që prekin edhe Tymoshenkon


Yulia Tymoshenko. Qershor, 2010.

Yulia Tymoshenko. Qershor, 2010.

Parlamenti i Ukrainës diskuton sot për katër draft-ligje, që do t’iu lejonin të burgosurve të sëmurë, të trajtohen jashtë vendit.

Katër ligjet, nëse miratohen, do t’i mundësonin ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Yulia Tymoshenko, të shërojë dhimbjet e shpinës në Gjermani.

Tymoshenko është dënuar në vitin 2011 me shtatë vjet burgim, nën akuzat se ka abuzuar me detyrën zyrtare.

Perëndimi dyshon se burgosja e saj është e motivuar politikisht.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Ukrainën se po i kalon koha për zgjidhjen e rastit të Tymoshenkos, nëse do që të nënshkruajë marrëveshje asociimi me këtë mekanizëm.

Së paku 2,000 aktivistë të opozitës dhe mbështetës të tyre kanë marshuar sot në Kiev, duke kërkuar lirimin e Tymoshenkos dhe duke bërë thirrje për integrimin e Ukrainës në BE.
XS
SM
MD
LG