Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq serbëve: Do ta keni ashtu si do ta zgjedhni


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet e përsëritura në tre vendvotime në veri të Mitrovicës.

“Do ta keni ashtu si do ta zgjedhni. Nëse serbët nuk dalin në zgjedhje, kryetar do të kenë një shqiptar. Ta kenë me fat. Mos thoni nesër se jemi fajtorë ne në Beograd”, ka thënë Daçiq.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të mërkurën që të përsërisë zgjedhjet në tri vendvotome më 17 nëntor, pasi në ditën e zgjedhjeve lokale më 3 nëntor ato janë demoluar nga persona të maskuar.
XS
SM
MD
LG