Ndërlidhjet

Siria çmonton edhe një lokacion kimik


Siri

Siri

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se Siria ka çmontuar një nga dy lokacionet kimike, të cilat nuk janë vizituar më herët nga inspektorët.

Organizata, e cila është ngarkuar për mbikëqyrjen e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, ka thënë se lokacioni pranë qytetit Alepo, është çmontuar nga forcat siriane.

Organizata ka thënë se 22 nga 23 lokacionet kimke, të deklaruara nga Siria, janë verifikuar.

Lokacioni pranë Alepos nuk ka mundur të verifikohet më herët për shkaqe të sigurisë.

Siria është pajtuar të shkatërrojë të gjithë arsenalin kimik deri në mes të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG