Ndërlidhjet

Kerry: Përparim midis izraelitëve dhe palestinezëve


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se është shënuar “përparim i rëndësishëm” në marrëveshjen për statusin final midis Izraelit dhe palestinezëve.

Kerry i ka bërë këto komente pasi ka arritur në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.

Ai ka thënë se edhe udhëheqësit izraelitë, edhe ata palestinezë janë të angazhuar në bisedimet për paqe, pavarësisht “momenteve” të tensionit.

Në kryeqytetin e Jordanisë, ai do të takojë Mbretin Abudallah, si dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Të mërkurën, Kerry ka takuar Abbasin në Betlehem dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem.

Kerry përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai ka bindur dy palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve në muajin korrik, pas një ndërprerjeje gati trevjeçare të negociatave, për shkak të ndërtimeve të Izraelit në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG