Ndërlidhjet

Tolokonnikova kërkon të lirohet


Nadezhda Tolokonnikova
Nadezhda Tolokonnikova
Anëtarja e burgosur e grupit Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova, i ka kërkuar Gjykatës Supreme të Rusisë që të hedhë poshtë dënimin e saj.

Avokaja e saj, Irina Khrunova, ka thënë se ka plotësuar apelin në emër të Tolokonnikovas.

Kjo e fundit është duke shërbyer dënimin prej dy vjetësh burg, për shkak të një performance, vitin e kaluar, kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Tolokonnikova ka hyrë në grevë urie në muajin shtator, për të protestuar kundër kushteve në burg.

Autoritetet e burgut kanë thënë javën e kaluar se ajo është transferuar në një tjetër objekt.

Khrunova ka thënë se ka indikacione se Tolokonnikova është transferuar në një burg në Siberi, por, megjithatë, nuk e ka konfirmuar këtë.

Bashkëshorti i Tolokonnikovas ka thënë se nuk ka mundur të kontaktojë me të për më shumë se dy javë.

Organizata Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të zbulojnë vendndodhjen e saj.
XS
SM
MD
LG