Ndërlidhjet

Përparim në bisedimet midis Iranit dhe grupit P5+1


Javad Zarif

Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka thënë se vendi i tij dhe gjashtë fuqitë botërore janë duke shënuar përparim në bisedimet “e vështira” për programin bërthamor të Iranit.

Zarif, i cili është po ashtu kryenegociatori i këtij vendi, i ka bërë këto komente pas sesionit të parë të rrethit të ri të bisedimeve në Gjenevë me grupin P5+1, i cili përfshin: Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Francën, Britaninë, Kinën dhe Gjermaninë.

Michael Mann, zëdhënës i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i cili koordinon ekipin P5+1, ka thënë se sesioni ka qenë “i mirë”, por ka refuzuar të japë detaje të tjera.

Perëndimi dyshon se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike dhe kërkon qasje në lokacionet e tij të dyshuara.

Akuzat hidhen poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG