Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Dënohet një burrë për vrasjen masive të vitit 2012


I dënuari, Sayan Khairov

I dënuari, Sayan Khairov

Një gjykatë në Almaty, ka shpallur Sayan Khairov, 38 vjeçar, fajtor në akuzat për terrorizëm, posedim të armëve pa leje, kalim ilegal të kufirit dhe rrëmbim.

Ai është dënuar sot me njëmbëdhjetë vjet burgim.

Në gusht të vitit 2012, trupat e së paku njëmbëdhjetë personave, u gjetën në parkun kombëtar Ile-Alatau.

Zyrtarët kishin thënë pas këtij rasti, se disa të dyshuar islamistë, mund të kenë qënë të përfshirë në vrasjen masive.

Khairov, u kap dhe akuzua si lideri i grupit, i cili asokohe dyshohej për këtë akt.

Një tjetër i dyshuar për rastin, Zaurbek Botabaev, vazhdon të kërkohet ende nga autoritetet.
XS
SM
MD
LG