Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Një grup militant merr përsipër vrasjen e një prokurori


Harta e Iranit

Harta e Iranit

Militantët islamikë të grupit, Baluch, kanë marrë përsipër vrasjen e një prokurori në veri të Iranit, e cila ndodhi ditën e mërkurë.

Grupi tha se e vrau Musa Nourin dhe shoferin e tij, në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e gjashtëmbëdhjetë të burgosursve, më 26 nëntor.

Autoritetet iraniane thanë se kanë arrestuar disa të dyshuar në lidhje me vrasjen e prokurorit Nouri.

Provinca ku ndodhi vrasja është zonë e një komuniteti të madh të pakicës suni, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit që dominohet nga shiitët.

Provinca është prej kohës vatër e trafikantëve të drogës dhe militantëve suni.
XS
SM
MD
LG