Ndërlidhjet

Siri: Ka ende "gjasa" që katër gazetarët francezë të jenë gjallë


Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius

Në një intervistë televizive të dhënë të entjen, Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius, ka thënë se ekzistojnë “prova të vogla” se katër gazetarët francezë të kidnapuar në Siri, mund të jenë gjallë.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Katërshja, e cila përfshin gazetarin Didier Francois nga radio Europe 1, fotografin Edouard Elias, reporterin Nicolas Henin dhe fotografin tjetër Pierre Torres, ishin kapur në qershor, në dy incidente të ndara.

Franca ka fuqi ndikimi mbi lidershipin e opozitës siriane, por jo edhe mbi grupet islamiste.

Nga organizata Reporterët pa Kufij, Siria cilësohet aktualisht si vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët.

Nga marsi i vitit 2011, janë vrarë njëzetepesë gazetarë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG