Ndërlidhjet

Nigeria zgjat afatin e gjendjes emergjente


Pamje nga Nigeria/Ilustrim
Pamje nga Nigeria/Ilustrim
Senati i Nigerisë ka vendosur të enjten, të miratojë një kërkesë të presidentit Goodluck Jonathan, për të zgjatur për gjashtë muaj gjendjen emergjente, në tri shtetet veriore të këtij vendi.

Qeveria kishte shpallur gjendje emergjente në Admaua, Borno dhe Jobe, në maj, në përpjekjet për frenuar sulmet terroriste të grupit sektar Boko Haram.

Emri, “Boko Haram” dmth “edukimi perëndimor është mëkat”.

Grupi me këtë emër është aktiv në veriun mysliman të këtij shteti, dhe cak primar të sulmeve ka të krishterët.

Më shumë se 1,500 njerëz janë vrarë në aktet e dhunës në këtë rajon që nga vitit 2009, raporton agjencia DPA.
XS
SM
MD
LG