Ndërlidhjet

Prishtinë: Ngrihet aktakuza për të pandehurit e “rastit të pasaportave”


Pasaportë biometrike e Kosovës/Ilustrim

Pasaportë biometrike e Kosovës/Ilustrim

Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër nëntë të pandehurve për të ashtuquajturin rasti i pasaportave.

Ky rast ka të bëjë me vjedhjen e 1.4 milion eurove, e cila kishte ndodhur në kuadër të kontratës publike për furnizim me pasaporta biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Të pandehurit akuzohen për krim të organizuar, shpëlarje parash, dhe vepra tjera penale.

Rasti është duke u ndjekur nga një ekip i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një vendas nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG