Ndërlidhjet

Priten akuza shtesë për rastin Greenpeace


Protesta pro Greenpeace, Moskë
Protesta pro Greenpeace, Moskë
Rusia pritet të dalë me akuza të reja për dhjetra aktivistë të Greenpeace, të cilët ishin arrestuar në ujërat e Arktikut, gjatë muajit shtator, raporton Reuters.

Hetuesit rusë fillimisht paditën të gjithë të arrestuarit me akuzën për pirateri, por nën presione të mëdha ndërkombëtare, i zëvendësuan këto akuza me akuzat për huliganizëm, me çka u zvogëlua edhe dënimi eventual.

Vladimir Markin, një zëdhënës nga ekipi hetues, i cili raportohet ta ketë cituar vetë presidentin Putin, ka thënë se përveç akuzave për huliganizëm, ata mund të përballen edhe me akuza për rezistencë ndaj zyrtarëve të rendit, çka do ta rriste kohëzgjatjen e dënimit me burg në rast të shpalljes fajtorë.

Aktivistët e Greenpeace u kaptën derisa disa nga ta po provonin të depërtonin në një platformë naftë të gjigantit rus Gazprom, në shenjë proteste me poltikat e këtij të fundit.
XS
SM
MD
LG