Ndërlidhjet

Facebook hap zyrë afër Harvardit


Ilustrim
Ilustrim
Facebook ka bërë të ditur se do të hapë zyra të reja, vetëm pak kilometra larg nga Universitetit i Harvardit, ku edhe u themelua ky rrjet social, njofton AP.

Planet për të ndërtuar një godinë ku do të jetë i vendosur stafi inxhinierik i kompanisë, janë mirëpritur nga kreu i kuvendit të Masaçusets, Robert DeLeo.

Politikani demokrat i kishte dërguar një letër Mark Zuckerberg-ut, në vitin 2012, përmes së cilës e kishte lutur t’i kthehej vendit prej nga buroi idea e Facebook-ut.

Selia e kompanisë Facebook është në Kaliforni.
XS
SM
MD
LG