Ndërlidhjet

Sot, dita e fundit e bisedimeve mes Iranit dhe fuqive botërore


Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Catherine Ashton dhe Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, Gjenevë, 7 nëntor

Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Catherine Ashton dhe Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, Gjenevë, 7 nëntor

Bisedimet për adresimin e shqetësimeve perëndimore rreth programit nuklear të Iranit, kanë hyrë sot në ditën e dytë dhe të fundit të tyre.

Zyrtarë nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, të njohura si P5 + 1, përfshirë SHBA-në, Rusinë, Francën, Britaninë, Kinën dhe Gjermaninë, do të vazhdojnë sot bisedimet në Gjenevë.

Zyrtarë amerikanë thanë se Sekretari i Shtetit, John Kerry, i cili ndodhet aktualisht për vizitë në Lindjen e Mesme, do t’ju bashkohet negociatorëve më vonë gjatë ditës.

Të enjten Shtëpia e Bardhë, bëri të ditur se fuqitë botërore ishin gati të hiqnin disa nga sanksionet për Iranin, nëse ky i fundit pranonte të stoponte avancimin e mëtejmë të programit të tij bërthamor.

Në një intervistë për CNN, Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, ka sugjeruar se Teherani mund të tregojë gatishmëri për të pezulluar pjesërisht pasurimin e uraniumit.

Zarif tha se kishte shpresa që një marrëveshje do të mund të arrihej para përfundimit të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG