Ndërlidhjet

Brazili dhe Gjermania: Stop përgjimeve


Ilustrim
Ilustrim
Brazili dhe Gjermania kanë bërë thirrje për dhënien fund të përgjimeve elektronike.

Të dy shtetet prezantuan të enjten një draft rezolutë para Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës shprehën shqetësimin e tyre të thellë për “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet, të cilat mund të rezultojnë nga përgjimet e komunikimit”.

Draft-rezoluta vjen pas dokumenteve të publikuara nga Edward Snowden, në të cilat thuhet se pjesë e përgjimeve ishin edhe liderë të lartë gjermanë e brazilianë.

Dokumenti iu bën thirrje të gjitha shteteve që të bëjnë më shumë për garantimin ndërkombëtar të së drejtës së privatësisë.

Ambasadori gjerman në OKB, tha se shpreson që dokumenti do të sjellë diskutime të frytshme dhe do të nxisë marrjen e vendimeve për mbrojtjen e privatësisë në komunikimin online.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, ato të Asamblesë Gjenerale, nuk kanë fuqi obliguese.
XS
SM
MD
LG