Ndërlidhjet

Së paku tridhjetë të vdekur në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Së paku tridhjetë persona janë vrarë gjatë sulmeve të djeshme nëpër lokacione të ndryshme në Irak.

Incidenti më i përgjakshëm ishte ai që vrau rreth 19 ushtarë, dhe la të lënduar mëse 40 të tjerë, pas shpërthimit të një veture bombë, në qytetin Tarmiyah.

Nga shpërthimi i një bombe tjetër, në një tendë që shërbente ushqime për piligrinët që po udhëtonin për në Karbala, mbetën të vdekur katër persona dhe gjashtë të tjerë pësuan lëndime.

Para këtyre dy sulmeve, zyrtarët thanë se një sulmues vetëvrasës, vrau tre ushtarë dhe plagosi gjashtë të tjerë në qytetitn e Anas.

Dy persona të tjerë u vranë në jug të Bagdadit, dhe dy të tjerë në Mosul.
XS
SM
MD
LG