Ndërlidhjet

Tajfun i furishëm në Filipine


Ilustrim
Ilustrim
Filipinet po përballen me atë që u cilësua si tajfuni më i fuqishëm i shënuar ndonjëherë në këtë vend.

Tajfuni Haiyan, raportohet të ketë sjellë erëra të fuqishmë, me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë, derisa goditi ishujt Leyte dhe Smar, dhe bëri që dallgët të ngriten për pesë metra lart.

Mëse një milion njerëz janë evakuuar, nga më shumë se njëzet provinca përreth.

Janë anuluar rreth dyqind fluturime dhe është bllokuar pjesa tjetër e transportit.

Jashtë funksionit janë edhe shkollat, dyqanet dhe zyrat, ndërsa shërbimet emergjente ndodhen në gjendje gatishmërie për t’u përballur me pasojat.
XS
SM
MD
LG