Ndërlidhjet

Libi: Luftime të ashpra në Tripoli


Ilustrim
Ilustrim
Në Tripoli të Libisë është raportuar për luftime të ashpra gjatë ditës së enjte, duke shënuar kështu incidentin e dytë për këtë javë në këtë qytet.

Raportimet thonë se një grup i armatosur rënd nga Misrata, ka hyrë në kryeqendër gjatë mbrëmjes për t’u hakmarrë për vrasjen e njërit prej pjesëtarëve të saj.

Bëhet e ditur se një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë luftimeve.

Dy vjet pas rënies së Muammar Qadaffit, milicia e cila ndihmoi në largimin e tij, kontrollon një pjesë të madhe të vendit dhe zhvillon luftime të rregullta mes vete.
XS
SM
MD
LG