Ndërlidhjet

logo-print

Forcat izraelite qëllojnë për vdekje dy palestinezë


Pamje ilustruese nga Bregu Perëndimor

Pamje ilustruese nga Bregu Perëndimor

Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje një palestinez në një pikë kontrolli afër Jerusalemit, të premten heret, në gjuajtjen e dytë fatale brenda dymbëdhjetë orëve drejtuar palestinezëve.

Një zëdhënës i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, ka thënë se incidenti ndodhi rreth mesnatës, kur një burrë iu vërsul policisë kufitare me një thikë.

Të enjten në mbrëmje, forcat izraelite qëlluan për vdekje një tjetër palestinez në Bregun Perëndimir, duke thënë se “ai kishte hapur zjarr me fishekzjarre të mëdha”.

Incidentet përkojnë më vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në rajon, në përpjekjet për të shtyrë përpara bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
XS
SM
MD
LG