Ndërlidhjet

logo-print

Tour de France 2015, niset nga Holanda


Pamje nga Tour de France 2013

Pamje nga Tour de France 2013

Gara e çiklizmit, Tour de France, do të shënojë një nisje historike nga qyteti holandez, Utrecht, raporton AFP.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të këtij qyteti përmes një komunikate për shtyp.

"Më shumë detaje, për garën e vitit 2015, do të bëhen publike më 28 nëntor në Paris dhe Utrecht”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Kjo është hera e gjashtë që Tour de France nis nga Holanda, për herë të fundit në vitin 2010 nga qyteti i Rotterdamit.

Ndërkohë, gara e radhës Tour de France, do të niset nga Leeds në Britani të Madhe, më 5 korrik 2014.
XS
SM
MD
LG