Ndërlidhjet

Prishtinë: Arrestohen dy të dyshuar për frikësim të dëshmitarit


Shefi i EULEX, Bernd Borchardt

Shefi i EULEX, Bernd Borchardt

Policia e EULEX-it, në një operacion të përbashkët me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar dje dy të dyshuar për frikësim të një dëshmitari gjatë procedurave penale, duke bërë shkelje të Kodit Penal të Kosovës.

Njëri prej të dyshuarve është ish-kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Prokurori ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e arrestuar.

Gjykata e ka caktuar seancën dëgjimore lidhur me kërkesën për paraburgim për ditën e sotme, në orën 10.30.
XS
SM
MD
LG