Ndërlidhjet

Azerbajxhani pezullon investimet në Meksikë


Ilustrim/Flamuri i Azerbajxhanit
Ilustrim/Flamuri i Azerbajxhanit
Azerbajxhani ka ndërprerë planet për investime në Meksikë.

Ambasadori i Azerbajxhanit në Meksikë, Ilgar Mukhtarov, ka thënë të enjten se Baku ka ndërmarrë një veprim të tillë, për shkak të një vendimi të mëhershëm meksikan, për të hequr një statujë të liderit shtetëror të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev.

Autoritetet në kryqytetin e Mëksikës, thanë se e hoqën statujën pas ankesave të aktivistëve, se po nderonin një personalitet të njohur për qeverisjen e tij autokratike.

Azerbajxhani kishte paguar pesë milionë dollarë për të zbukuruar parkun ku ndodhej statuja e liderit.

Investimet të cilat Azerbajxhani i ka pezulluaur, kapnin shifrat e rreth 3.8 miliardë dollarëve, dhe ishin të dedikuara për fushën e energjetikës.
XS
SM
MD
LG