Ndërlidhjet

logo-print

Obama mirëpret afrimin mes Azerbajxhanit e Armenisë


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama, ka mirëpritur vendimin e presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, dhe homologut të tij nga Armenia, Serzh Sarkisian, për t’u takuar në fund të muajit, rreth gjetjes së një zgjidhjeje për konfliktet mes tyre.

Obama ka qenë i shkurtër në komentet e tij rreth mandatit të tretë të Aliyevit, dhe ka thënë vetëm se “i uron gjithë të mirat” në detyrë.

Përmes një letre Obama ka theksuar se mardhëniet në mes të SHBA-së dhe Azerbajxhanit, do të mund të arrijnë “potencialin e tyre të plotë”, nëse ky vend shtyn përpara reformat demokratike, “thellon respektin për të drejtat universale të tubimit dhe shprehjes, promovon pluralizmin politik dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, si dhe forcon sistemin e saj elektoral”.
XS
SM
MD
LG