Ndërlidhjet

Palestina fajëson Izraelin për “helmimin” e Arafatit


Lideri palestinez, Yasser Arafat, 1998

Lideri palestinez, Yasser Arafat, 1998

Një komision hetues që po merret me shkaqet e vdekjes së liderit palestinez, Yasser Arafat, ka thënë se Izreali është i dyshuar kryesor në atë çka e ka cilësuar “vrasje” të burrështetastit të njohur.

Tawfik Tirawi, kreu i këtij komisioni, ka thënë sot se raportet shkencore kanë treguar se Arafati, “nuk kishte vdekur nga mosha dhe as nga ndonjë sëmundje”.

Dyshimet se ai ishte helmuar, lindën menjëherë pas vdekjes së tij në vitin 2004.

Izraeli ka kohë që ka mohuar çfarëdo përfshirjeje në vdekjen e Arafatit.

Shkencëtarët zviceranë thanë të enjten, se mostrat e marra në eshtrat e Arafatit, zbuluan sasi të mëdha të poloniumit radioaktiv, por shtuan se nuk mund ta përcaktonin nëse kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij.

Arafat vdiq në moshën 75 vjeçare.
XS
SM
MD
LG