Ndërlidhjet

logo-print

“Punë intensive” në bisedimet për programin bërthamor të Iranit


Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, 7 nëntor, Gjenevë

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, 7 nëntor, Gjenevë

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë se “po zhvillohet punë intensive”, në bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore, të cilat sot kanë hyrë në ditën e dytë dhe të fundit.

Michael Mann, një zëdhënës i shefes për politikë të jashtme, Catherine Ashton ka thënë se “kemi shpresë që të arrijmë progres në bisedimet e sotme”.

Negociatorët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përmes së cilës do të frenonin zhvillimin e mëtejmë të programit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj këtij vendi.

Bisedimeve do t’ju bashkohet më vonë gjatë ditës edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Para nisjes për në Gjenevë, Kerry pati një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se “refuzon kategorikisht” ndonjë marrëveshje e cila do t’i lehtësonte sanksionet ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG