Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë kërcënojnë me sulme hakmarrëse


Asmatullah Shaheen, figurë udhëheqëse e talibanëve pakistanezë

Asmatullah Shaheen, figurë udhëheqëse e talibanëve pakistanezë

Talibanët pakistanezë kanë kërcënuar me një valë të re sulmesh hakmarrëse kundër qeverisë, një ditë pas emërimit të Mullah Fazlullahut, si lider të ri të grupit.

Fazlullah zëvendëson Hakimullah Mehsudin, të vrarë para disa ditësh në një sulm që dyshohet te jetë telekomanduar nga Shtetet e Bashkuara.

Asmatullah Shaheen, një pjesëtar i këshillit drejtues të talibanëve, i ka thënë agjencisë Reuters, të premten se talibanët pakistanezë do të sulmojnë “forcat e sigurisë, objektet qeveritare, liderët politikë dhe policinë”, në hakmarrje për vrasjen e Mehsudit.

Doke folur nga një telefon i palokalizuar, ai ka thënë se cak primar do të jetë rajoni Punxhab, prej nga vjen kryeministri Nawaz Sharif.

Raportohet se Mehsudi ishte afër pranimit të një marrëveshjeje armëpushimi me autoritetet, në kohën kur u vra.

Fazlullah ka kundërshtuar çfarëdo bisedimesh me qeverinë.
XS
SM
MD
LG