Ndërlidhjet

Rusia detyrohet të dëmshpërblejë dhjetë çeçenë


Ndërtesa e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Strasburg
Ndërtesa e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Strasburg
Rusia është detyruar të paguajë një dëmshpërblim prej mëse 200 mijë eurosh, për dhjetë çeçenë, familjarët e të cilëve, janë të zhdukur që nga viti 2000.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, ka marrë vendimin gjatë ditës së djeshme.

Të afmërit e të zhdukurve thonë se familjarët e tyre u zhdukën pasi trupat ruse kryen fushatën e tyre të dytë në Çeçeni.

Mijëra persona vdiqën, u zhdukën ose u detyruan të zhvendoseshin në dy luftërat e pasukseshme seperatiste në Çeçeni, në mes të viteve të ’90-ta dhe fillim të viteve 2000.
XS
SM
MD
LG