Ndërlidhjet

BE: Antisemitizmi ende prezent


Flamujt e BE-së

Flamujt e BE-së

Një hulumtim i kryer nga Bashkimi Evropian, ka gjetur se një në pesë hebrenj, ka raportuar se ka qenë i përfshirë në incidente antisemitiste, ngacmime, ose sulme fizike në dymbëdhjetë muajt e fundit.

Reth 5,800 hebrenj i janë përgjigjur anketës online, ndërsa ajo është kryer nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Fundamentale, me seli në Vienë.

Anketa është zhvilluar në Belgjikë, Britani, Gjermani, Francë, Hungari, Itali, Letoni dhe Suedi, vende këto ku jeton 90 përqind e popullsisë hebreje në Evropë.

Autorët e hulumtimit thonë se pavarësisht përpjekjeve të këtyre shteteve për të luftuar antisemitizmin, ai vazhdon të jetë prezent.
XS
SM
MD
LG