Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Ekstradohet për në Rusi i shumëkërkuari


 Ilya Goryachev

Ilya Goryachev

Serbia thotë se do të ekstradojë një shtetas rus, të kërkuar për përfshirjen e tij në një seri vrasjesh të profilit të lartë.

Ministria e Brendshme ruse, thotë se Ilya Goryachev, do t’iu dorëzohet autoriteteve gjatë ditës së sotme.

Goryachev, 31 vjeçar, ishte arrestuar në Serbi pas kërkesës së Rusisë, më heret gjatë vitit.

Ai ishte akuzuar në mungesë, për përfshirje në vrasjet në Gjykatën e Qytetit në Moskë të gjykatësit Eduard Chuvashov, në vitin 2010 dhe të avokatit Stanislav Markelov, në vitin 2009.

Ai dyshohet edhe për vrasjen e tre aktivistëve antifashistë nga Kaukazi, përfshirë kampionin e boksit, Mulsim Abdullaev.

Hetuesit thonë se Goryachev, dyshohet edhe për dy tentim-vrasje, dhe mbajtje dhe distribuim armësh pa leje.
XS
SM
MD
LG