Ndërlidhjet

Vulin: Do të bëjmë çmos që dhuna e 3 nëntorit të mos përsëritet


Shkolla "Shën Sava" më 3 nëntor
Shkolla "Shën Sava" më 3 nëntor
Derisa po ecte në qendër të Mitrovicës së veriut, ministri serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, u përball me një zonjë, e cila bëri shumë përpjekje për të thyer perimetrin e sigurisë që ministri kishte rreth vetes.

E ndali zyrtarin e lartë serb për t’i thënë se ajo dhe familja e saj po e respektojnë vendimin e qeverisë në Beograd, që thirrë për të dal në rivotime më 17 nëntor.

Ishte pikërisht kjo porosi që bartte zëri i Beogradit për serbët që jetojnë në Mitrovicën e Veriut të premten, në vizitën e parë të një zyrtari nga Serbia, pas incidentit zgjedhor më 3 nëntor që shkaktoi mbylljen e parakohshme të votimit në këtë zonë.

Këtë gjë ia thotë edhe zonjës që ia ndali rrugën kur po shëtiste pranë sheshit Shumadija.

“Unë gjithmonë jam këtu. Në të gjitha ngjarjet! Në kishë po shkoj, dhe prej kishe dal!”, i thotë zonja ministrit, i cili ia kthen.

Prandaj dëgjoni shtetin tuaj”, thotë Vullin.

E dëgjoj po si! Unë dhe familja ime e dëgjojmë. Por për të tjerët nuk mund të flas. Por çka do të bëhet kur të vijnë prapë?”, pyeti ajo ministrin serb.

Zotii Vulin i shmanget përgjigjes dhe ndryshon bisedën për t’u larguar më pas.

Katër komunat veriore të Kosovës, Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani dhe Mitrovica e veriut, për herë të parë janë përfshirë në procesin zgjedhor që organizuan institucionet kosovare.

Dita e zgjedhjeve në katër komunat veriore u mbyll para kohës zyrtare, për shkak të sulmit ndaj tri qendrave të votimit në Mitrovicën e Veriut.

Njerëz të maskuar hynë në sallat e votimit te shkolla fillore Shën Sava, Shkolla e Mesme Teknike dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë, ku thyen kutitë e votimit.

Ministri i Serbisë për Kosovën Aleksandar Vulin porositi sot nga veriu i Mitrovicës, ku kishte shkuar për të promovuar stemën e qytetit, se shteti i tij do të kërkojë nga faktori ndërkombëtar që të marrë përsipër procesin zgjedhor në këtë komunë më 17 nëntor, dhe të kërkojë garanci për sigurinë e votuesve.

“Më 3 nëntor ne kemi kërkuar që të na lejohet që të kthejmë rendin dhe ligjin [në Mitrovicën Veriore]. Por atë që ne mund ta bëjmë, ne edhe do ta bëjmë. Gjithë atyre që mendojnë se do të vijnë nga Serbia qendrore për të shkaktuar trazira në Mitrovicë, unë u them se nuk do të bëhet. Do të bëjmë gjithë çka mundemi, dhe gjithë çka na lejon ligji, që njerëz të tillë të mos duken në Mitrovicë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte kërkuar publikisht leje nga faktori ndërkombëtar në Prishtinë për të kthyer rendin në veri të Kosovës, duke nënvizuar se për 45 minuta do të kthente gjendjen në normale atje.

Prishtina zyrtare hodhi poshtë menjëherë mundësinë e ndërhyrjes së Beogradit në veri, duke thënë se faktori ndërkombëtar ka në dorë çështjen e veriut.

Do të kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare, që të garantojnë sigurinë për secilin, dhe që skenat e tmerrshme ku shihen serbi duke urryer serbin, të mos përsëriten më”, i tha Radios Evropa e Lirë Aleksandar Vulin.

Sipas tij, kësaj radhe dhuna mund të pamundësohet.

“Unë po ju them se me 3 nëntor këtë gjë nuk kemi mundur ta bëjmë, por tani ndoshta do të mund ta bëjmë. Ajo që duam të bëjmë është që në kuadër të ligjit tonë, të pamundësojmë çfarëdo dhune. Këtë gjë mund ta bëjmë. Shteti i Serbisë, u bënë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga dhuna dhe të përmbahen nga provokimet. Të gjithë kanë të drejtë të kenë qëndrim politik".

"Le t’i mbajnë secilin qëndrimet e veta. Por, askush nuk ka të drejtë që të qëndroj para vendvotimit, të pështyjë dikë, të ofendojë dikë, të rrah dikë, të xhiroj dikë, të thyej privatësinë e dikujt, ta frikësojë atë dhe fëmijën e tij. Këtë të drejtë s’e ka askush. Dhe nëse e respektoni shtetin e Serbisë, atëherë respektoni aq”, shton Vulin.

Thirrje faktorit ndërkombëtar i ka bërë të premten në Prishtinë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili takoi komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s Salvatore Farina.

Shefi i qeverisë në Prishtinë tha se të gjithë faktorët e sigurisë duhet të bashkërendojnë aktivitetet sa më mirë për ditën e rivotimit që është caktuar më 17 nëntor për Mitrovicën e Veriut.
XS
SM
MD
LG