Ndërlidhjet

UNESCO iu heq të drejtën e votës Izraelit dhe SHBA-së


Flamuri izraelit dhe ai amerikan
Flamuri izraelit dhe ai amerikan
UNESCO iu ka hequr të drejtën e votës SHBA-së dhe Izraelit, meqë këto të dyja nuk i kishin paguar borxhet e tyre.

Këto dy shtete nuk i kanë paguar borxhet e tyre që nga viti 2011, kur Palestina u pranua si anëtare në organizatën për kulturë dhe trashëgimi kulturore të OKB-së.

SHBA-të kanë një ligj në fuqi, që ndalon dhënien e fondeve për cilëndo agjenci të OKB-së, në të cilën është e antarësuar Palestina.

Për shkak se fondet e SHBA-së për UNESCO-n kapin shifrën e rreth 80 milionë dollarëve në vit, kjo agjenci është detyruar të shkurtojë shumë nga programet e saj, përfshirë programin për edukim rreth Holokaustit.
XS
SM
MD
LG