Ndërlidhjet

“Standard and Poor’s” zbret vlerësimin për Francën


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia “Standard and Poor's” ka ulur vlerësimin për Francën, nga vlerësimi maksimal AA+ në atë AA.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimeve, ka thënë sot se Franca do të përballet me vështirësi në shkurtimin e deficitit publik, uljen e papunësisë, dhe kryerjen e reformave të nevojshme për ta bërë këtë vend një ekonomi konkurruese në treg.

Ministri francez i Financave, Pierre Moscovici, e ka kritikuar këtë vendim të agjencisë si një “vlerësim të pasaktë”, por ka shtuar se vlerësimet për Francën megjithatë mbesin ndër më të lartat në botë.

Franca ka ekonominë e dyte më të madhe në eurozonë, pas Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG