Ndërlidhjet

Kazakistan: Dënohen dy policë për torturë


Ilustrim
Ilustrim
Dy oficerë policie nga Kazakistani verior, janë dënuar me nga tri vjet burgim për torturë.

Një gjykatë në rajonin Aqmola, i ka shpallur ata fajtorë për torturim të një fermeri, në mënyrë që ta detyronin atë të pranonte kryerjen e një vjedhjeje.

Kazakistani është akuzuar për përdorimin e forcës nga ana e policisë së këtij vendi, nga shumë grupe dhe organizata të të drejtave të njeriut.

Është rast i rrallë që oficerë policie në këtë vend të hidhen në gjyq dhe të shpallen fajtor për aktetet e kryera gjatë detyrës.
XS
SM
MD
LG