Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër "Grupit të Drenicës"


Gjykata themelore në Mitrovicë

Gjykata themelore në Mitrovicë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, kundër pesëmbëdhjetë të pandehurve, nën dyshimet se kanë “kryer krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje”, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc të komunës së Skënderajt, në vitin 1998.

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “Grupi i Drenicës”, në përbërje të të cilit gjendet edhe Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Skënderajt, dhe Sylejman Selimi, ambasador i Republikës së Kosovës në Shqipëri.

Nëntë nga 15 të dyshuarit, tashmë gjenden në paraburgim.

Të akuzuarit tjerë janë: Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj; Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Isni Thaçi dhe Avni Zabeli. (a.v.)
XS
SM
MD
LG