Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet intensive për Iranin


Pamje nga një konferencë per media, Gjenevë, 7 nëntor
Pamje nga një konferencë per media, Gjenevë, 7 nëntor
Bisedime intensive janë duke u zhvilluar në Gjenevë, mes fuqive botërore dhe Iranit, rreth programit bërthamor të këtij të fundit.

Michael Mann, një zëdhënës i baroneshës Catherine Ashton, ka thënë se “ka shpresa që të arrihet progres në bisedimet e sotme”.

Negociatorët po punojnë në arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të ndalonte përparimin e mëtejmë të programit bërthamor të Iranit, në këmbim të zbutjes së sanksioneve ndërkombëtare për këtë vend.

Derisa, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka udhëtuar për në Gjenevë që të jetë pjesë e bisedimeve, homologu i tij rus, Sergei Lavror ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, por ka dërguar negociatorë të tjerë rusë për ta përfaqësuar shtetin në negociata.
XS
SM
MD
LG