Ndërlidhjet

Kroaci: Referendum për martesat mes homoseksualëve


Ilustrim

Ilustrim

Kroacia do të mbajë një referendum më 1 dhjetor, rreth ndryshimit ose jo të kushtetutës së vendit, sa i përket martesave mes gjinisë së njejtë.

Deputetët vendosën që ta hedhin në referendum propozimin i cili e definon martesën si “lidhjen zyrtare mes një burri dhe një gruaje”.

Aktivistët e homoseksualëve kanë kundërshtuar një referendum të tillë.

Martesat homoseksuale nuk janë të lejuara në Kroaci, por çiftet homoseksuale të cilat kanë jetuar së paku tri vjet së bashku, gëzojnë të drejta të njejta sikur çiftet tjera, përfshirë të drejtat ligjore mbi trashëgiminë dhe pronën.
XS
SM
MD
LG