Ndërlidhjet

Thaçi takoi ambasadorët e vendeve të Quintit


Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Kryeministri, Hashim Thaçi, priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët e vendeve të Quintit, dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për procesin zgjedhor të 3 nëntorit.

Kryeministri i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesin e BE-së për procesin zgjedhor dhe i falënderoi ata mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian vlerësuan se Kosova me këto zgjedhje ka bërë një hap përpara në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
XS
SM
MD
LG