Ndërlidhjet

Ukrainë: Ende pa pajtim për rastin Tymoshenko


 Yulia Tymoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës
Yulia Tymoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës
Ligjvënësit në Ukrainë kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje sa i përket miratimit të një ligji, që do të lejojë ish-kryeministren e burgosur Yulia Tymoshenko, të shkojë për trajtim mjekësor në Gjermani.

Deputetët nuk arritën konsensus, edhepse në seancë morrën pjesë edhe të dërguarit e Bashkimit Evropian, të cilët i kishin dhënë kohë një javë kuvendit, që ta kalonte ligjin.

Njëri nga të dërguarit e BE-së për këtë çështje, Alexander Këasniewski, tha sot se negociatat ishin të “komplikuara”.

BE e ka kushtëzuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocimit me Ukrainën, me lirimin e Tymoshenkos, rastin e së cilës e konsideron të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG