Ndërlidhjet

Al-Maliki kritikon Arabinë Saudite


Presidenti irakian, Nouri Al-Maliki
Presidenti irakian, Nouri Al-Maliki
Kryeministri irakian Nuri al-Maliki, ka kritikuar fqinjin e vendit të tij, Arabinë Saudite, për sjellje jomiqësore ndaj qeverisë shiite të Irakut.

Maliki, i ka bërë këto komente gjatë një intervistë dhënë ditën e djeshme për një televizion në Bagdad.

Pas një vizite në SHBA, Maliki njoftoi se po planifikonte të bënte një vizitë në Arabinë Saudite, për të përmirësuar mardhëniet mes këtyre dy vendeve.

Mardhëniet mes Irakut dhe Arabisë Saudite u tendosën pas qëndrimeve të ndryshme ndaj Iranit dhe Sirisë.

Maliki, i cili e mbështet liderin aktual sirian Bashar al-Assad, dhe ka lidhje miqësore me lidershipin aktual në Iran, nuk ka specifikuar se kur do të mund të ndodhë vizita.

Autoritetet amerikane e kanë akuzuar Malikin për keqmenaxhim të politikës irakiane, duke thënë se ai po ndjek “një agjendë sektare dhe autoritare”.
XS
SM
MD
LG