Ndërlidhjet

Beograd: “300 të dyshuar për krime lufte”, ende në liri


Vladimir Vukçeviq
Vladimir Vukçeviq
Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se në Beograd ndodhen në liri edhe 300 të dyshuar për krime lufte.

Ai ka theksuar nevojën e intensifikimit të përpjekjeve për t’i ndjekur këto raste.

“Të gjithë kemi nevojë për hapa më të shpejtë, më energjikë dhe të pakompromis në ndjekjen e krimeve të luftës. Sipas njohurive të mija, vetëm në Beograd ndodhen në liri së paku edhe 300 persona, që mund të jenë të dyshuar për krime lufte”, ka thënë Vukçeviq.

Ai i ka bërë këto komente në Nyrnberg të Gjermanisë, ku ka marrë pjesë në një konferencë për trashëgiminë e gjykatave penale ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG