Ndërlidhjet

Tre të vdekur nga tajfuni “historik” në Filipine


Filipine, 8 nëntor, 2013.

Filipine, 8 nëntor, 2013.

Tajfuni Haiyan vazhdon të kërcënojë pjesën qendrore të Filipineve me erëra të forta deri në 320 kilometra në orë.

Së paku tre njerëz kanë vdekur, por raportet e ndryshme thonë se do të duhen disa ditë për të ditur dëmin e saktë.

Meteorologët, në bazë të pamjeve satelitore, nuk e përjashtojnë mundësinë që kjo të jetë stuhia më e fuqishme që ka zbarkuar ndonjëherë në tokë.

Ajo ka detyruar miliona banorë të kërkojnë strehim në 20 provinca.

Tajfuni ka goditur më së rëndi në ishujt Leyte dhe Smar.
XS
SM
MD
LG