Ndërlidhjet

Irinej: Më mirë pa Evropën se pa Kosovën


Patriarku serb, Irinej.

Patriarku serb, Irinej.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, ka thënë se Serbia nuk mund të heqë dorë nga Kosova, edhe nëse ajo është çmim për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Nëse çmimi i hyrjes në BE është shkëputja e Kosovës, atëherë Evropës i themi faleminderit. Ne me më qef do të mbetemi vetëm, pa Evropën, por me Kosovën tonë”, ka thënë Irinej, raportojnë mediat serbe.

“Nëse tre shekuj kemi mundur të jetojmë bashkë me shqiptarë, përse nuk mundemi edhe sot”, ka thënë ai.

Irinej i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të lejojë refugjatët serbë të kthehen në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG