Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Ende pa marrëveshje për Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ende nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Iranit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë me të arritur në Gjenevë, ku u është bashkuar ministrave të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për bisedime të paplanifikuara me përfaqësuesit iranianë.

Sipas një marrëveshjeje që është përfolur, Irani do të ngrinte zgjerimin e aktivitetit të tij bërthamor për të lehtësuar sanksionet ndërkombëtare kundër tij.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se hedh poshtë një marrëveshje të tillë dhe se vendi i tij nuk do të jetë i detyruar që ta respektojë atë.

Perëndimi dyshon se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike, gjë që hidhet poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG