Ndërlidhjet

SHBA-së i vjen keq për vendimin e UNESCO-s


Ilustrim
Ilustrim
Departamenti amerikan i Shtetit shpreh keqardhje që Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) i ka hequr të drejtën e votës SHBA-së, “si rezultat i kufizimeve legjislastive, që kanë penguar Uashingtonin të paguajë borxhet për UNESCO-n”.

Këto kufizime janë shkaktuar kur shtetet anëtare të UNESCO-s kanë votuar pro anëtarësimit të palestinezëve si shtet, në vitin 2011.

“Theksojmë se humbja e votës në Konferencën e Përgjithshme nuk është humbje e anëtarësisë së SHBA-së. SHBA synon të vazhdojë angazhimin e saj me UNESCO-n në çdo mënyrë të mundshme”, thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit.

UNESCO, për të njëjtat arsye, i ka hequr të drejtën e votës edhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG