Ndërlidhjet

Thaçi: KFOR-i, i rëndësishëm edhe për rajonin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Farina, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Thaçi, pos tjerash, tha se prezenca e NATO-s në Kosovë është nja faktor shumë i rëndësishëm për paqe, siguri dhe stabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Komandanti i KFOR-it, në anën tjetër, shprehu përkushtimin e tij që të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

Në takim u vlerësua edhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 3 nëntorit, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG