Ndërlidhjet

Bisedimeve për Iranin u bashkohet edhe Lavrov


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavorv.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavorv.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të udhëtojë të shtunën për në Gjenevë, për t’iu bashkuar negociatave për programin bërthamor të Iranit.

Bisedimet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore kanë nisur të enjten dhe janë duke vazhduar ende.

Për t’iu bashkuar atyre, në Gjenevë tashmë kanë arritur ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Negociatorët po punojnë në arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të ndalonte përparimin e mëtejmë të programit bërthamor të Iranit, në këmbim të zbutjes së sanksioneve ndërkombëtare për këtë vend.
XS
SM
MD
LG