Ndërlidhjet

Neruda nuk është helmuar nga Pinocheti


Poeti Pablo Neruda
Poeti Pablo Neruda
Ekspertët e forenzikës, të cilët kanë ekzaminuar eshtrat e poetit kilian, Pablo Neruda, nuk kanë gjetur prova se ai është helmuar nga regjimi ushtarak i Augusto Pinochetit, 40 vjet më parë.

Raporti, i publikuar të premten nga ekspertë të Kilit dhe ndërkombëtarë, thekson se hetimet e vdekjes së Nerudës “nuk kanë gjetur prova të agjentëve kimikë”.

Neruda ka vdekur në vitin 1973, shumë shpejt pasi një grusht-shtet ushtarak ka sjellë Pinochetin në pushtet.

Ai ka vdekur në një spital ushtarak të Santiagos, ku është trajtuar nga kanceri i prostatës.

Eshtrat e tij janë zhvarrosur në prill, pas akuzave se ai është helmuar nga agjentët e Pinochetit.

Neruda ka qenë i njohur për poemat e tij të dashurisë dhe për pikëpamjet e tij komuniste.

Ai ka fituar Çmimin Noberl për Letërsi në vitin 1971.
XS
SM
MD
LG